Për herë të 44-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. As në këtë seancë të mbajtur sot, Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash për formimin e komisionit për votim të fshehtë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri thirrje partive parlamentare që të propozojnë anëtarë për këtë komision, por nuk pati asnjë propozim. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së refuzuan të mbështesin procesin e nisur nga Vetëvendosje. Për pasojë, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm dhe seanca u shty edhe një herë për 48 orë. Deputetët pritet të mblidhen sërish të premten, më 11 korrik, në orën 11:00.
