Nga idealet e çlirimit, në hijet e uzurpimit
“Kur e padrejta bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.” – Thomas Jefferson
Albin Kurti po mban peng Kosovën në një krizë të orkestruar, duke shkelur Kushtetutën, moralin dhe vullnetin qytetar. Pas 44 dështimeve, zbardhet fytyra reale e një pushteti që tallet me votuesin dhe shtetin.
Nëse dikur shqiptarët e Kosovës e lidhën fatin e tyre me shpresën, sot po e shohin shtetin të shndërrohet në një farsë të dhimbshme, ku politika nuk është më mjet për përmirësimin e jetës, por një teatër i shëmtuar ku kryeministri i vendit ,Albin Kurti, vazhdon të tallet hapur me qytetarët, Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
•Nga çlirimi te rrënimi: Një retrospektivë tronditëse
Kosova ka kaluar një rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm. Nga shpresa për ndërtim të shtetit kemi arritë në shtegun e rrënimit e zhbërjes – një rrugëtim që po na turpëron. Kosova ka kaluar nëpër etapa që e vulosën historinë moderne të kombit shqiptar:
-Rambuje, 1999, solli fundin e një lufte të përgjakshme të UÇK-së dhe çlirimin me ndihmën e NATO-s.•
-Shpallja e Pavarësisë më 2008, ishte kurorëzimi i përpjekjes shekullore kolektive për shtet.
-119 njohje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës,
-Ndërtimi i Policisë, FSK-së, arsimit dhe shëndetësisë, treguan se shteti kishte filluar të ngrihej.
Përkundër të metave, 20 vitet e para pas luftës ishin të lidhura me progres – të ngadalshëm, por të prekshëm.
E sot? Sot, 26 vjet pas luftës, ky progres po rrënohet para syve tanë. Jo nga ndonjë armik i jashtëm, por nga dora e një qeverie që, në vend të përgjegjësisë, ka zgjedhur përbuzjen. Sot kemi një rrënim të gjithanshëme të qëllimshëm – të institucioneve, të rendit kushtetues dhe të etikës politike, nën një udhëheqje që, për ironi, erdhi në pushtet në emër të “ndryshimit”.
• Nga shpresa te rrënimi – një rrugëtim që po na turpëron( 2021-2024: Nga premtimet te përbuzja e qytetarëve)
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje morën pushtetin me një mbështetje historike. Premtimi ishte: drejtësi, zhvillim, barazi dhe përfaqësim dinjitoz.Në realitet, ndodhi e kundërta:
-Shkatërrim i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe izolim diplomatik.
-Ndalesa në zhvillimin e infrastrukturës, investimeve kapitale e projekteve strategjike.
-Degradim i shëndetësisë, shpërbërje e arritjeve në fushën e arsimit, ikje masive e të rinjve.
-Politizim ekstrem i administratës dhe dhunim i të gjitha parimeve të ndarjes së pushteteve.
Dhe tani, në korrik të vitit 2025, vendi është në kolaps institucional të plotë, për shkak të një inati politik të orkestruar nga një qeveri në ikje(e jashtëligjshme), që po kapet për pushtet me çdo mjet.
•Kosova është tashmë në një gjendje puçiste të heshtur
VV dhe kriza e vetë-shkaktuar: 44 dështime është baraza me vullnet për uzurpim.Jemi dëshmitarë të një krize të thellë politike, ku Lëvizja Vetëvendosje, tashmë e diskredituar moralisht, ka regjistruar dështimin e 44-të me radhë për konstituimin e Kuvendit. Një veprim i qëllimshëm për të zgjatur kaosin institucional dhe për të shkatërruar legjitimitetin parlamentar.
Kryesuesi Avni Dehari, me urdhërin e përkrahjen e VV-së, vazhdon të injorojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos lejuar votimin e hapur për kryetar Kuvendi. Kjo është më shumë se mosbindje: është shkelje e pastër e rendit kushtetues. Presidentja, opozita dhe vetë gjykata kanë paralajmëruar pasoja pas afatit të 30-ditëve që skadon më 27 korrik, por Kurti është i vendosur të luajë me kohën, me institucionet dhe me vullnetin e qytetarëve.
•Skandal pas skandali, hajni pas hajnije – shteti në kolaps
A nuk është kjo një qeverisje autoritare në lindje?Vetëm gjatë muajve të fundit: Komunikime komprometuese të Nazim Bllacës me hetues të Hagës nxorën në sfond e shpërfaqën “fytyrën” reale të këtij pushteti.Madje,po ashtu edhe rasti i tmerrshëm i Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në duart e Policisë së Kosovës, është sinjal alarmi për shtetin. Por ndërkohë që qytetarët,mediet e shoqëria civile drejtojnë kritika, ministrat e Kurtit qeshen para kaemerav dhe hedhin shikime tallëse gazetarëve që kërkojnë përgjigje.
Dhembje rrënuese është edhe mosveprimi institucional në shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ku po shënohen skandale të reja për çdo ditë, ndërkohë që qytetarët po ikin në mënyrë marramendëse, duke lënë vendin bosh.Ky është rrënimi i një shteti që dikur kishte përkrahje botërore, ndërsa sot, asnjë mik i Kosovës nuk i hap derën më Kurtit, sepse ai ka përzgjedhur izolimin për t’i shërbyer agjendës së vet politike.
•Nga çlirimi te degradimi – një tallje me qytetarët e Kosovës. Çka pas 27 korrikut?
Nëse deri më 27 korrik nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, pasojat janë të rënda.Kriza kushtetuese do të thellohet,Presidentja mund të shpërndajë Kuvendin, duke shkaktuar zgjedhje të reja,Qeveria e Kurtit do të vazhdojë të mbajë pushtetin në mënyrë jashtëligjore, me rreziqe të mëdha për stabilitetin institucional.
Në fakt, Kosova është tashmë në një gjendje puçiste të heshtur, ku legjitimiteti, sovraniteti dhe vullneti i qytetarit po përçmohen në mënyrë të organizuar. Pyetja më e shpesht e qytetarëve ësht se çka pas 27 korrikut? Nëse deri më 27 korrik nuk konstituohet Kuvendi, pasojat janë të rënda.Do të përballemi me anarki institucionale dhe degradim të shtetësisë.Zgjidhjet ekzistojnë – por ato kërkojnë guxim politik.
-Presidentja duhet të ndalë këtë tallje kushtetuese dhe të ndërhyjë institucionalisht për respektimin e aktgjykimit.
-Opozita duhet të veprojë e unifikuar, me plan konkret për tejkalim të krizës, jo vetëm me konferenca për media.
-Shoqëria civile dhe mediat duhet të mobilizohen për ta çliruar debatin publik nga propaganda dhe nga mashtrimi.
-Qytetarët duhet të reagojnë. Heshtja është bashkëfajësi.
•A ka vullnet politik të ri?
Kurti e di se ka humbur shumicën morale. 52 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë votuar kundër tij, ai mori 48 për qind të besimit që sot nuk e ka.Por ai vazhdon të sillet sikur ka ende mandat për të qeverisur. Kjo është mashtrimi i madh dhe tallja më e rëndë me qytetarët që i dhanë dikur besimin.
A ka vullnet të ri politik?Besoj se po. Sot qytetari i Kosovës është i vetëdijshëm që pushteti i Kurtit nuk është më alternativë, por një pengesë për zhvillimin dhe për normalitetin. Sipas sondazheve ,ai ka ndërruar mendim, sepse realiteti është më i zymtë se çdo premtim.
Kurti e di se ka humbur shumicën morale. 52 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër tij, por ai sillet sikur ka ende ka mandate mandatin e dikurshëm për të qeverisur. Kjo është mashtrimi i madh dhe tallja më e rëndë me qytetarët që i dhanë dikur besimin.
. Tallja e fundit: Qeveri në detyrë, pa legjitimitet, pa turp
Kjo qeveri është jashtëligjore dhe uzurpatore. Nuk ka legjitimitet politik, nuk ka përkrahje parlamentare, nuk ka as etikë për të tërhequr veten.Kuvendi është peng, Kushtetuta po përdhoset, dhe qytetarët e Kosovës po jetojnë në një krizë që s’është më politike, por ekzistenciale.
•Krejt në fund
Albin Kurti, dikur simbol i kundërshtimit ndaj padrejtësisë, sot është bërë simboli i uzurpimit dhe regresit shtetëror. Ai nuk qeveris më në emër të qytetarëve, por kundër tyre. Po e mban peng Kosovën për interesa personale dhe ideologjike, duke injoruar ligjin, arsyen dhe moralin. Albin Kurti sot nuk është më simbol i shpresës. Ai është simbol i dështimit moral, institucional dhe historik. Nuk qeveris më me mandat, por me manipulim. Ai nuk respekton më qytetarin, por e përdor për t’i shtyrë skenaret e tij personale.
Çfarë mbetet?
Zgjidhje politike. Presion qytetar. Vendosmëri kushtetuese. Dhe mbi të gjitha, një kthesë morale që i kthen dinjitetin popullit të Kosovës.
Kosova nuk ka më luksin të presë. Shteti nuk mund të funksionojë me liderë që zgërdhihen në kriza dhe buzëqeshin para dhimbjes së popullit.
Koha e talljes ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë ka ardhur.
Drenicë, më 9 korrik 2025