Inflacioni në rritje: Energjia elektrike u shtrenjtua 17.8% në qershor, çmimet e konsumit u rritën 4.3% në vit

Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të çmimeve të konsumit, me një inflacion vjetor prej 4.3% në muajin qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna janë bërë publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes raportit të fundit për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit. Sipas ASK-së, rritjen më të madhe e ka shënuar energjia elektrike, e cila është shtrenjtuar 17.8% në periudhë vjetore.  ASK bën të ditur se inflacioni mujor – krahasuar qershori me majin 2025 – ishte 0.7%, i ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve të pushimeve të organizuara (+10.4%), energjisë elektrike (+5.4%), pemëve (+5.1%) dhe karburanteve (+2.1%). Rënie mujore është shënuar te perimet, me një ulje çmimi prej 5.6%. Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se tendenca e rritjes së çmimeve, sidomos e energjisë dhe ushqimeve bazë, mund të rëndojë më tej gjendjen e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të ndikojë në kërkesat për rishikim të politikave fiskale dhe subvencioneve për kategoritë e ndjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me …