Ndahet nga jeta ish-eprori i UÇK-së dhe TMK-së, Ajet Elshani

Ka ndërruar jetë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Ajet Elshani, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar bashkëfshatarët, miqtë dhe të afërmit për këtë humbje të madhe. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 11 korrik, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Elshani në fshatin Krajkovë. Figura e Ajet Elshanit mbetet e çmuar në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe komunitetit për kontributin e tij në luftën për liri dhe ndërtimin e paqes pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e çlirimtarit Ramadan Hoti nga Samadrexha e Therandës

I dhimbshëm lajmi për vdekjen e çlirimtarit Ramadan Hoti nga Samadrexha e Therandës! Veprimtar i …