Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj pas dështimit të seancës: Ngërçi politik po rrezikon funksionalitetin e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë për media, Limaj tha se kriza aktuale politike po e dëmton rëndë shtetin dhe se urgjentisht duhet të vihet në epiqendër interesi shtetëror. “E njëjta situatë po përsëritet. Ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. Shumë njerëz mendojnë se ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë. Por shteti duhet të meritohet dhe mirëmbajt çdo ditë që ta kemi”, u shpreh Limaj. Ai paralajmëroi se ngërçi i vazhdueshëm institucional e bën funksionimin e shtetit gjithnjë e më të brishtë dhe theksoi se historia njeh shumë raste të shteteve që nuk ekzistojnë më për shkak të papërgjegjshmërisë politike. “Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më”, shtoi ai, duke kërkuar reflektim nga të gjitha palët politike për të garantuar stabilitet dhe funksionalitet institucional në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …