Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Artan Behrami: Gjykata Speciale po krijon precedent të rrezikshëm, është kthyer në impiant fabrikimi të lëndëve

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një “impiant të fabrikimit të lëndëve gjyqësore” dhe akuzuar për shkelje të rënda të Kushtetutës së Kosovës dhe konventave evropiane, veçanërisht në rastin e Salih Mustafës. Vendimi ndaj Mustafës përbën një shkelje brutale dhe të paprecedentë për standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Ai e krahasoi Gjykatën Speciale me një version të zbehur të EULEX-it, duke shtuar se vendimet e fundit të saj e tregojnë qartë tendencën për tejkalim të kompetencave dhe injorim të normave kushtetuese. “Sipas kësaj gjykate, rregullat speciale zhbëjnë të gjitha parimet mbi të cilat është ndërtuar drejtësia ndërkombëtare. Ligji i aplikueshëm në kohën e pretendimit të krimit nuk ka më vlerë, njësoj si konventat evropiane apo Kushtetuta e Kosovës – përveç versionit në serbisht, që përdoret në mënyrë selektive”, shkroi Behrami. Ai paralajmëroi se Gjykata po krijon një precedent të rrezikshëm që mund të përdoret për të dënuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dënime më të ashpra sesa e lejon ligji. “Me vendimin për Calin, Gjykata i ka sytë te krerët e UÇK-së. Ata rrezikojnë të dënohen shumëfish më shumë se ai, pavarësisht ligjit dhe konventave në fuqi”, përfundoi Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Përpjekja për të detyruar deputetët të votojnë presidentin është jashtë ligjit

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër iniciativën e …