Pilotët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin me helikopter në Turqi

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë. Oficerët major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Përveç aspektit teknik, trajnimet shërbyen si platformë për shkëmbimin e përvojave profesionale me kolegët e Forcave të Armatosura të Turqisë, duke treguar nivelin e lartë të përgatitjes së FSK-së. Republika e Turqisë ka qenë një partnere e qëndrueshme në mbështetjen e FSK-së, duke ndihmuar vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve të saj ushtarake, përfshirë ato ajrore. Ky bashkëpunim ndihmon në rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë dhe profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

AAK denoncon bllokadën institucionale dhe mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga bllokada institucionale në …