Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Avdullah Hoti kritikon Osmanin për qëndrimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit: “Asgjë e re, vetëm hipokrizi e radhës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Washington, duke e akuzuar për hipokrizi dhe ndryshim qëndrimesh për përfitime politike. Hoti rikujton se Osmani dikur e kishte cilësuar Marrëveshjen e Uashingtonit si “cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin”, ndërsa tani, pesë vjet më vonë, ajo e përshkruan si një “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se është zbatuar nga institucionet e Kosovës. “Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, shkroi Hoti. Ai e përmbylli reagimin me një deklaratë të ashpër: “Asgjë e re nga Osmani, vetëm hipokrizi e radhës!”

Kontrolloni gjithashtu

Nën presionin e Rusisë, UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, edhe 10-vjet pas shpalljes së pavarësisë

SHBA në OKB: Kosova është partner strategjik – Koha për mbylljen e UNMIK-ut

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të …