leoni

OVL-UÇK

OVL-UÇK: Vendimi i speciales më 16 korrik, test për drejtësinë, trupi gjykues të mos i mbyllë sytë para së vërtetës

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën 16 korrik 2025 për shpalljen e vendimit lidhur me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kërkon rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila e ka cilësuar datën e vendimit si një test për drejtësinë dhe për të vërtetën. “I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës së luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. Organizata thekson më tej se çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së është një padrejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës dhe historisë së saj. Vendimi i 16 korrikut pritet me interes të madh si nga opinioni publik në Kosovë, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, pasi do të tregojë drejtimin e mëtejmë të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Avdullah Hoti kritikon Osmanin për qëndrimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit: “Asgjë e re, vetëm hipokrizi e radhës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të …