Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka drejtuar kritika nga partisë Vetëvendosje. Ajo ka alarmuar se për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova po përballet me pasoja të shumta. “Moskonstituimi i Kuvendit, përveç faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht procesin e emërimeve në institucione të pavarura. Mungesa e veprimit nga legjislatura e kaluar dhe vonesat e Qeverisë në largim kanë lënë:

Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë,

Komisionin e Pavarur për Media jofunksional,

Avokatin e Popullit pa zëvendës,

Qindra pozita bosh në borde, agjenci dhe komisione vendimmarrëse.

Pasojat janë të rënda: jofunksionalitet institucional, mungesë llogaridhënieje dhe shkelje e sundimit të ligjit.

Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!” ka shkruar deputetja, Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …