Sot mbahet seanca e 46 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot mbahet seanca e 46 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo do të nis në ora 11.00. Partia Vetëvendosje po vazhdon të këmbëngul që në krye të pushtetit më të lartë ligjvënës, të jetë kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, e cila po kundërshtohet në mënyrë kategorike nga partitë tjera politike. Përpjekjet e partisë Vetëvendosje kanë dështuar dhjetëra herë me radhë por ajo po vazhdon me këmbëngulje që Albulena Haxhiu të zgjidhet në krye të Kuvendit të Kosovës ani pse partitë tjera e kanë cilësuar deputeten, Albulena Haxhiu si figurë përçarëse.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …