Duke folur për pritjet për epilogun e sotëm të seancës së Kuvendit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se të presim kur do të këndellet Albin Kurti. “Varet sa ia ka qitë rekordin Albin Kurti. Ndoshta ia ka qitë rekordin me 100… Jo që ështe e teprueshme por e papranueshme. E shkatërroi vendin. Moskonstituimi ka fillu të ndjehet në çdo pore të jetës” ka theksuar deputetja, Ganimete Musliu. Ndërsa pyetjes se si e komenton deklaratën e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila tha se deputetë që nuk votojnë për komisionin e fshehtë duhet të iu merret mandatet, ajo iu përgjigj se kjo deputete nuk ka të drejt të bëjë moralizime. “Fitore Pacolli shpresoj që t’i ketë kthy 200 mijë euro , 110 të të vllaut dhe 100 të të dajës në fondin e shtetit, ajo nuk ka asnjë pikë moral që të flas për asgjë”, theksoi deputetja, Ganimete Musliu.
