leoni

Sami Lushtaku: Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Ismet Durmishi

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Ismet Durmishi nga Rakinica, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave të saj.
Ismeti ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës.
Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Durmishi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve!

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: MBYLLË SYTË NËNA E HEROIT TË KOMBIT ALBAN AJETI

Ndalet zemra e Nënës Hazire, Nënës së Heroit të Kombit dhe Heroit të Universitetit të …