Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut është takuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin. Ai ka vlerësuar lart rolin e shqiptarëve në jetën politike të këtë shtet dhe kontributin e Ali Ahmetit. “Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike,” ka shkruar në mes tjerash kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …