Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës

Deputetja, Blerta Deliu Kodra ka tërhequr vërejtjen se Radio Televizioni i Kosovës po censuron deputetët e ish-opozitës. Ajo ka saktësuar më tutje se ky medium ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë sapo deputetët e partive që janë në oponencë me partinë Vetëvendosje kanë marrë fjalën në Kuvend. “RTK po censuron deputetët e ish-opozitës! Edhe sot, RTK e ndërpreu transmetimin live nga salla e Kuvendit pikerisht në momentin kur deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po mbanin fjalimet e tyre, njëjte siç ka vepruar tashme 46 herë me radhë edhe kryesuesi i seancave, Avni Dehari. “Kjo nuk është rastësi. Ky është akt i pastër censure, i koordinuar me kryesuesin e seancave, Avni Deharin. Ndërprerja selektive e transmetimeve është një akt politik dhe i qëllimshëm, që synon të heshtë zërin kritik” ka theksuar deputetja, Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …