leoni

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale në vend. Në prill, Banka Botërore paralajmëroi se vonesat në krijimin e legjislaturës së re do të cënojnë investimet dhe zbatimin e reformave strukturore. Përkundër këtij sinjali alarmi, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaronte me bindje se “i ka numrat për qeverinë”, duke i ngarkuar partisë së tij përgjegjësinë për 46 dështime radhazi në konstituimin e Kuvendit. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje ka kontestuar procesin zgjedhor dhe ka ndjekur një strategji bllokuese që ka lënë Kosovën në një ngërç të zgjatur institucional. Pasojat tashmë po ndihen: Kosova ka humbur mundësinë për të përfituar 882 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së. Ndërkohë, Banka Botërore ka ulur projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitet 2025 dhe 2026, për shkak të mungesës së stabilitetit dhe reformave. Vendi po përballet edhe me rikthimin e inflacionit – në qershor, çmimet u rritën me 4.3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke ndikuar direkt në jetën e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon 882 milionë euro nga BE-ja

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit tash …