Uk Lushi: Gjykata Speciale i dha “flakaresha” apatisë së shtetit dhe indiferencës së PDK-së

Veprimtari dhe analisti politik, Uk Lushi, ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit të gjykatës speciale në Hagë, të cilat kanë refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë vendim, Gjykata Speciale ka “dhënë flakaresha” ndaj, siç e quajti ai, apatisë së shtetit të Kosovës dhe indiferencës së PDK-së. Lushi, akuzoi institucionet e vendit për mungesë veprimi dhe përulje përballë proceseve që, sipas tij, kanë qenë të motivuara politikisht. Ai shtoi se që nga themelimi i saj, kjo gjykatë ka treguar qartë se synon të bëjë politikë, ndërsa lidershipi në Kosovë, përfshirë PDK-në, ka qëndruar pasiv.  Në përfundim të reagimit, Lushi u shpreh i bindur se qytetarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur. “Por populli do të ngritet dhe nuk do të lejojë lojën politike të vazhdojë më. As nga gjykata, as nga ju”, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …