Bekim Haxhiu: Zbuloni deputetët që financuan raportet kundër UÇK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj LVV, duke kërkuar nga kjo parti të zbulojë emrat e deputetëve që, sipas tij, kanë financuar raportet shpifëse ndaj UÇK–së, raporte që ai thotë se u shfrytëzuan si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë. “Le të tregojnë kush nga deputetët e LVV-së financoi raportet që baltosën UÇK-në. Le të tregojnë sa zyrtarë e anëtarë të kësaj partie kanë dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, deklaroi Haxhiu. “Pse Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata në Hagë? A ishte në dijeni apo vetë udhëzoi njerëzit e tij të bashkëpunojnë me organizata të huaja kundër çlirimtarëve?”, shtroi ai pyetje. Haxhiu përmendi gjithashtu një takim të vitit 2004 mes Kurtit dhe vëllezërve Boban e Golub Donqiq në Binqë, duke theksuar se njëri ishte shef i BIA-s, serbe e tjetri kapiten i ushtrisë serbe, dhe akuzoi VV-në për bashkëpunim të heshtur me Serbinë në përpjekjet për të ndëshkuar drejtuesit e luftës. Ai pretendon se Vetëvendosje nuk ishte realisht kundër Gjykatës Speciale, por kishte për qëllim që ajo të themelohej nga OKB-ja, për të përfshirë gjykatës nga vende si Rusia dhe Kina. “Përveç Serbisë dhe qarqeve antishqiptare, të vetmit që iu gëzuan arrestimeve të komandantëve të UÇK-së ishin përkrahësit e Albin Kurtit”, shkroi Haxhiu, duke e cilësuar këtë si një qëndrim të dokumentuar publikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar edhe në përpjekjen e 48-të për konstituim

Bllokada politike në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe pas më shumë se tre muajsh …