Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Çitaku kritikon Kurtin: Në mes të krizës, ai shfaqet në bar plazhi në Greqi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e kritikuar për udhëtimin e tij në Greqi në një kohë që vendi po përballet me krizë politike, ekonomike dhe sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku tha se Kurti ka zgjedhur të marrë pjesë në një konferencë ku nuk ishte i pranishëm asnjë homolog i tij, ndërsa pamjet e shpërndara në media e paraqitnin në një bar plazhi. “Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi. Jo vetëm për Kosovën, por as për ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar”, shkroi Çitaku. Ajo e akuzoi Kurtin për uzurpim të zyrës së kryeministrit dhe për përpjekje të përditshme për përmbysjen e rendit kushtetues, duke thënë se tashmë edhe “revolucioni” i tij i dikurshëm ka humbur kuptimin dhe se i vetmi synim i tij është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …