Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Që gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritikatë shumta për moskonstiuimin e Kuvendit dhe ka akuzuar partinë Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti. Ajo ka theksuar se shumë muaj me radhë, nuk flitet për nevojat e qytetarëve, e që janë të shumta. “Deri më tani kemi parë barrikadim, qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre. Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti. Kjo s’është pakujdesi as padituri, por përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kuvendit të Kosovës,” ka theksuar mes tjerash, deputetja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Autostrada Shkup – Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për sabotimin sistematik të projektit të Autostradës …