Ekspertët e ekonomisë kanë kërkuar heqjen e taksës ndaj importeve nga SHBA-të

Ekspertët e ekonomisë kanë kërkuar heqjen sa më të shpejtë të taksës ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse kjo po e dëmton shumë ekonominë e Kosovës. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka theksuar se heshtja e institucioneve të Kosovës dhe mosangazhimi serioz për heqjen e kësaj takse, po e izolon gjithnjë e më shumë vendin në aspektin ekonomik, politik dhe gjeostrategjik. “E para është një turp i kohës për Kosovën, që një shtet shpëtimtar, një aleat strategjik, çfarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë të penalizuara me një taksë 10 për qind për importet nga SHBA-ja. E dyta, e tërë kjo e dëshmon papjekurinë institucionale në Kosovë. E treta, e tërë kjo e dëshmon që në Kosovë është varrosë definitivisht diplomacia, qoftë politike, e në veçanti ajo ekonomike” ka thënë për Kosovapres, ekonomisti, Safet Gërxhaliu. Ai ka shqetësimin për rënien drastike të eksportit nga Kosova në SHBA, dhe ka theksuar se kjo është një pasojë direkte e mungesës së bashkëpunimit të ngushtë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …