Ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Qeveria në detyrë të mos qëndrojë në pushtet jashtëligjshëm. Ai ka sjell në kujtesë kohën kur kishte liruar nga detyra qeveritar që ishin zgjedhur deputetë. “Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri. Qeveria në detyrë nuk duhet t’i lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit” ka shkruar mes tjerash, ish kryeministri, Isa Mustafa.
