leoni

Burim Ramadani

Eksperti, Burim Ramadani ka paralajmëruar pasoja të shumta nëse nuk konstituohet Kuvendi

Eksperti, Burim Ramadani ka paralajmëruar se Kosova do të ballafaqohet me pasoja të shumta nëse nuk konstituohet Kuvendi së shpejti. Ai ka shkruar se nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në prill të vitit të ardhshëm, atëherë Kosova do të hyj në një krizë të thellë që nuk është parë ndonjëherë. “Kolapsimi i Kosovës është rreziku që na pret nga 4 prilli 2026. Po e rrezikojnë këta me mendësinë e etabluar si “o unë të mbetem në pushtet, o askush tjetër!”. Këta që gati në secilën ditë – me qëllim që duket të jetë i planifikuar – na thonë: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”.

Çka ndodh nëse deri në prill 2026 nuk konstituohet Kuvendi?

Kriza më e thellë e parë ndonjëherë, me shumë të panjohura rreth mundësive për të dalë nga ajo! Në të vërtetë, kolaps” ka shkruar mes tjerash, ish kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Autostrada Shkup – Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për sabotimin sistematik të projektit të Autostradës …