Hykmete Bajrami: Ministri në detyrë, Hekuran Murati është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar kritika ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muarati. Ajo ka shkruar se ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, në ditën kur janë certifikuar zgjedhjet e 9 shkurtit. “Ministri Murati bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm por sipas saj, i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit. Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …