Fatmir Limaj refuzon t’ia japë votat Kurtit – rrëfen ofertën që Kurti e hodhi poshtë

Fatmir Limaj ka zbuluar se i kishte ofruar tri votat e deputetëve të Nismës Socialdemokrate Albin Kurtit menjëherë pas zgjedhjeve, për ta ndihmuar në ndërtimin e një qeverie të pakicës, pa kërkuar asgjë në këmbim. Por, siç rrëfen ai, Kurti kishte refuzuar ofertën, duke kërkuar partneritet të plotë në qeverisje. Në një intervistë për “Rubikon”, Limaj tha se kishte vepruar për të shmangur një krizë institucionale dhe për të ndihmuar vendin të ketë institucione funksionale. Por tash, tre muaj më vonë, kur Kurti i kërkon votat për ta shpëtuar legjislaturën, Limaj nuk është i gatshëm t’i japë më. “Nuk e shantazhoj kryeministrin tim. Atëherë ia ofrova votat pa kushte. Tash nuk i jap më, sepse më tha se donte partneritet, jo vota”, deklaroi Limaj. Gjykata Kushtetuese ka lënë edhe pak ditë afat për konstituimin e Kuvendit. Nëse dështojnë përpjekjet për të krijuar shumicën e thjeshtë, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Mbetet të shihet nëse Fatmir Limaj do të qëndrojë në qëndrimin e tij apo do të bëhet vendimtar në ditët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje: Limaj ka më shumë gjasa se Haxhiu për kryetar Kuvendi

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, …