Daniel Serwer: Kosova aktualisht e sigurt, por SHBA-të mund të tërheqin trupat

Njohësi i politikave në Ballkan dhe profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka vlerësuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë si stabile, por ka paralajmëruar se prania e trupave amerikane nuk është e garantuar për një kohë të pacaktuar. Serwer deklaroi: “Kosova është mirë për tani, por nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj.” Ai komentoi edhe deklaratën e presidentit amerikan Tramp i cili së fundmi theksoi se në Kosovë është ndalur një përshkallëzim i mundshëm. Sipas Serwer, kjo është sinjal që Forca e Sigurisë së Kosovës do të përballet shumë shpejt me obligime shtesë në fushën e sigurisë. “FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, tha Serwer, duke theksuar se krizat globale po i zhvendosin prioritetet e Shteteve të Bashkuara, edhe pse Kosova mbetet ende një çështje me rëndësi për aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje: Limaj ka më shumë gjasa se Haxhiu për kryetar Kuvendi

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, …