U mbajt dëgjimi i parë buxhetor në Krushë të Madhe me gratë në biznes

Cikli i dëgjimeve buxhetore, me shkas nisi në Krushë të Madhe me gratë të biznese, gra të cilat u bënë model frymëzimi dhe suksesi për këdo dhe kudo.

Drejtori për buxhet dhe financa, z. Afrim Limani paraqiti buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.

Kërkesat të cilat u parashtruan nga gratë ishin:

Mungesë të shoferit në QMF në Krushë të Madhe.

Komuna le të bën përmirësime në lidhje me rrymë, sepse me reduktime dëmet janë të mëdha në biznese.

Subvencionet e komunës të ndahen direkt te punëtorët, jo te kompania.

Të pranishmet u pajtuan me këto kërkesa, grupi punues do t’i shqyrtojë dhe do t’i gjeni me arsyetime të sakta në Raportin final i cili do të publikohet në faqen zyrtare.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i përcjellni përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Hapet Manifestimi Tradicional “Ditët e Mërgatës” në Ferizaj me Ansamblin “Kastriotët”

Në një atmosferë festive, Komuna e Ferizajt ka hapur zyrtarisht manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës”, …