leoni

Anulonet “Mërgata Fest” në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, ka bërë të ditur se festivali “Mërgata Fest” është anuluar për shkak të vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollist i njohur dhe njëherësh bashkëqytetar i tyre.

Nura ka shprehur ngushëllime për familjen Veliu:

“Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe bashkatdhetarë, për shkak të ndarjes nga jeta të të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në shenjë respekti ndaj familjes së pikëlluar, programi muzikor anulohet.”

Ai shtoi se e kupton dhimbjen e madhe që ka prekur komunitetin, duke apeluar për mirëkuptim nga të gjithë:

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe miqve të tij. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne.”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim nga komuna e Rahovecit

Drejtoria e Shërbimeve Publike të komunës së Rahovecit ju njoftojmë se sot më 23 korrik, …