Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Gradish, me banorët e fshatrave: Xërxë dhe Gexhë dhe banorët e tjerë.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan ishin:
Parandalimi i hedhjes së mbeturinave të ngurta në lagjen Rakita;
Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Rakita (Xërxë)
Zhbllokimi i kanalizimit në fshatin Gexhë;
Zgjidhja e përmbytjeve të shkaktuara nga shtrimi i kubëzave në një rrugë të Gexhës;
Vendosja e dritave të ndriçimit publik te parku në Gexhë;
Ndërtimi i kanalit pranë Odës së Fshatit në Gexhë.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: