U mbajt dëgjimi Buxhetor te objekti i shkollës në Fortesë

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me banorët e fshatrave: Fortesë, Sapniq, Pataqan i Poshtëm dhe banorët e tjerë. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

Kërkesat që u parashtruan ishin:

Pastrimi dhe mirëmbajtja e lumit të fshatit Fortesë;

Zgjerimi i rrugës kryesore në katër korsi;

Shtimi i stafit mjekësor në ambulantën e fshatit;

Asfaltimi i rrugës në lagjen “Kodra e Trimave”;

Mirëmbajtja e kanalizimit në rrugën “Sahit Popaj”;

Rehabilitimi i rrugëve që çojnë te varrezat e dëshmorëve;

Degëzimi i kanalizimit në dy lagje të fshatit;

Rrethimi i varrezave të fshatit Fortesë;

Rregullimi i trotuareve nga rruga kryesore deri te shkolla;

Ndërtimi i një ambulantë të re në Fortesë;

Rregullimi i një këndi të lojërave për fëmijë.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Panairi B2B (Business-to-Business) mbahet me 1 gusht në Ferizaj

Komuna e Ferizajt – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm fton të gjitha bizneset e …