Të dielën, më 27 Korrik, nga ora 10:00 deri në 17:00, komuna e Deçanit ju fton në një aventurë të paharrueshme në zemër të natyrës, në Liqenin e Dukagjinit.
Të gjithë adhuruesit e natyrës, aventurës dhe qetësisë janë të mirëseardhur të provojnë kajakun, të shijojnë pamjet mahnitëse dhe të kalojnë një ditë ndryshe, plot adrenalinë dhe relaksim mbi ujë.
Ky aktivitet organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e komunës së Deçanit dhe Visit Deçani në bashkëpunim me Klubin “Aqua”.