Panairi B2B (Business-to-Business) mbahet me 1 gusht në Ferizaj

Komuna e Ferizajt – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm fton të gjitha bizneset e diasporës dhe ato nga Komuna e Ferizajt të marrin pjesë në Panairin B2B (Business-to-Business). Ky panair do të mbahet të premtën me 1 gusht në ambientet e Hotelit Rubis në Ferizaj, duke filluar nga ora 10.00.

Panairi ka për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit, partneritetit dhe investimit ndërmjet bizneseve të diasporës dhe atyre vendore, ka thënë Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Balton Dërguti.

Të gjitha bizneset e interesuara për pjesëmarrje mund të kontaktojnë në emailin:

[email protected] ose në telefonin 049 974 618 | 049 921 349

Bashkë ndërtojmë një ekonomi më të fortë – vendlindja na bashkon!

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …