Pasiguria juridike dhe klima politike ulin investimet e huaja direkte në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës. Tri shtetet kryesore prej nga vijnë këto investime mbeten Gjermania me 23.7 për qind, Zvicra me 22.2 për qind dhe ShBA-të me 10.4 për qind. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se pasiguria juridike dhe klima politike janë ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë rënie. Sipas tij, mungesa e investimeve në prodhim dhe diplomacia e dobët e vendit kanë bërë që dy vitet e fundit të mos ketë interes për investime të reja. Edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu paralajmëron se Kosova po përballet me humbje biznesesh, veçanërisht pas rritjes së çmimit të energjisë dhe liberalizimit të tregut energjetik. Ai thekson se kapitali po largohet dhe vendi rrezikon të mbetet pa investime që krijojnë punësim. Nga ana tjetër, sektori i patundshmërisë vazhdon të dominojë me 76.5 për qind të të gjitha investimeve të huaja direkte, duke arritur vlerën prej mbi 648 milionë euro, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesës së lartë për këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu kundër financimit të OJQ-ve me fonde publike: “Të ndalohet kjo praktikë e dëmshme”

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar ashpër financimin e organizatave joqeveritare nga buxheti …