Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 shtator pritet të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator pritet të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi është marrë nga trupi gjykues dhe do të konfirmohet gjatë konferencës përgatitore që do të zhvillohet më 19 gusht. Në komunikatën e publikuar thuhet gjithashtu se janë lëshuar urdhra shtesë që lidhen me afatet për dorëzimin e provave dhe me listat e rishikuara të materialeve që do të përdoren gjatë seancave të ardhshme. Ky proces po zhvillohet në Hagë dhe është një nga më të rëndësishmit që ka përfshirë ish-krerët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …