Ekspertët paralajmërojnë për erozionin e demokracisë në Kosovë

Sistemi demokratik në Kosovë po përballet me sfida të mëdha për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe interpretimit selektiv të Kushtetutës nga një pjesë e klasës politike. Profesori universitar Rrahman Paçarizi thotë se situata aktuale ka krijuar një boshllëk moral dhe juridik në vend, duke e vlerësuar sjelljen e disa aktorëve politikë si rrezik për të ardhmen e demokracisë. Paçarizi thekson se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpesh interpreton çështjet institucionale sipas dëshirës, duke forcuar bindjen se pushteti është çështje interpretimi. Ai paralajmëron se ky proces ka çuar në degradimin e institucioneve dhe mund të “gllabërojë demokracinë”. Edhe analisti politik Afrim Kasolli e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si burim të krizës aktuale institucionale, duke rikujtuar qëndrimin e saj të kahershëm kundër rendit kushtetues. Sipas tij, demokracia në Kosovë rrezikon të rrënohet nëse nuk ekziston vullnet i fortë për ta mbrojtur. Ndërkohë, që nga sot ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese që ndalon formimin e legjislaturës së re të Kuvendit deri më 8 gusht, pasi ka skaduar afati 30-ditor për konstituimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Pasiguria juridike dhe klima politike ulin investimet e huaja direkte në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës …