Fatmir Matoshi: Nëse LDK-ja ka refuzuar LV-në, duhet të pranojë një ofertë tjetër për krijimin e qeverisë

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se situata politike në vend kërkon kompromis nga të gjitha partitë për të krijuar një shumicë parlamentare funksionale. Kjo deklaratë vjen pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të shtunën dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme që ndalon deputetët të marrin vendime nga 27 korriku deri më 8 gusht 2025. Në një prononcim për “Kosovapress”, Matoshi tha se Nisma është treguar konstruktive duke kërkuar nga subjektet politike të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët, qoftë për një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë mes partive që deri tani kanë qenë në opozitë. “Jemi në një situatë shumë të pafavorshme për vendin, duhet t’i thërrasim arsyes secili. Duhet të heqë dorë secili prej ndonjë interesi të vet ose të subjektit të vet politik për të arritur të krijojmë një shumicë parlamentare,” u shpreh Matoshi. Ai theksoi se LDK-ja, nëse ka refuzuar ofertën e LV-së, duhet të marrë parasysh një ofertë tjetër. “Jemi tash në një situatë kur 20 deputetë të Lidhjes Demokratike nuk mund të llogariten në asnjë krah. I kemi edhe nëntë deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk i llogarit askush. Do të thotë, ne po tentojmë të krijojmë shumicë prej 61 deputetëve me 91 deputetë, sepse njëzet e nëntë janë jashtë loje,” tha Matoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Pasiguria juridike dhe klima politike ulin investimet e huaja direkte në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës …