leoni

Eugen Cakolli: Përfundim i turpshëm i krizës, përgjegjësia bie mbi subjektin e parë në zgjedhje

Zyrtari i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një “përfundim të turpshëm të një krize që u zvarrit me vetëdije”. Në një deklaratë për Gazeta Metro, Cakolli tha se Kuvendi nuk arriti të konstituohej as në përpjekjen e 54-të, duke dështuar kësisoj të përmbushte obligimin kushtetues për t’u konstituar brenda 30 ditëve nga mbajtja e zgjedhjeve. “Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi. Por e drejta nuk mjafton kur mungon vullneti për konsensus dhe për ta çuar procesin përpara”, u shpreh Cakolli. Ai shtoi se qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të “llogarive të ngushta partiake”.

Kontrolloni gjithashtu

Pasiguria juridike dhe klima politike ulin investimet e huaja direkte në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rënie, sipas raportit të fundit të Bankës …