Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

NASA publikon imazhe alarmuese: Mesdheu po digjet nga dhjetëra vatra zjarri

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë rajonin. NASA ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë përhapjen masive të flakëve në Greqi, Spanjë, Itali, Qipro, Francën Jugore dhe Shqipëri. Pamjet satelitore, të kapura nga sistemi i monitorimit të NASA-s, dokumentojnë vatrat aktive në kohë reale. Çdo pikë e kuqe në hartat e publikuara përfaqëson një zjarr, që nga vatrat e vogla deri te zjarret masive që po shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha pyjore. Agjencia hapësinore amerikane thekson se temperaturat ekstreme, mungesa e reshjeve dhe erërat e forta kanë ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e shpejtë të flakëve. Përveç zjarreve natyrore, disa prej pikave të kuqe në hartë mund të lidhen me aktivitete të tjera njerëzore, si djegie të kontrolluara nga fermerët, procese industriale apo shpërthime që lidhen me konfliktin në Ukrainë. Autoritetet e vendeve të prekura vijojnë me përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa banorët janë paralajmëruar për rrezikun në rritje që paraqet përhapja e flakëve. Sipas NASA-s, java e kaluar ka qenë ndër më të nxehtat e kësaj vere, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në të gjithë rajonin mesdhetar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin …