U mbajt edicioni i 4-të i Kajakimit në Liqenin e Dukagjinit

Të diellën u mbajt edicioni i katërt i aktivitetit tradicional të kajakimit në Liqenin e Dukagjinit, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e kalendarit veror në Komunën e Deçanit.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Visit Deçani dhe Klubin e Kajakut “Aqua”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i turizmit aventuror dhe natyror të Deçanit, si dhe ofrimi i një përvoje unike për qytetarët dhe vizitorët që e frekuentojnë këtë perlë natyrore.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për entuziazmin dhe energjinë pozitive që sollën sot në këtë ngjarje të bukur sportive e rekreative, ka deklaruar Drejtori për Zhvillim Ekonomik në komunën e Deçanit, z. Isuf Demhasaj.

.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Halilaj riemërohet shef në kabinetin e kryetarit Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka riemëruar z. Ardit Halilaj shef në …