Kryetari Bashkim Ramosaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet

Këto ditë me temperatura shumë të larta, rreziku nga zjarret është tejet i madh. Komuna  e Deçanit njofton se ka pasur raste të shumta ku janë përfshirë nga flakët fusha, ara dhe zona malore.

Sipas njoftimit të postuar në faqën zyrtare në facebook, thuhet se kërkohet kujdes maksimal dhe të shmanget çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Për shkak të numrit të madh të zjarreve dhe kapaciteteve të kufizuara të ekipeve zjarrfikëse, ndihma dhe bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm!

Në njërin nga rastet në terren ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili pa nga afër gjendjen dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet.

Faleminderit për mirëkuptim dhe kujdes!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …