U mbajt takimi buxhetor në fabrikën Grasep, në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë

U mbajt takimi buxhetor në fabrikën Grasep

Komuna e Vitisë edhe gjatë kësaj have ka vazhduar të marrë mendimet e qytetarve dhe grupeve të interesit lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028. Me këtë rast sot një takim lidhur me planifikimin e buxhetit është mbajtur në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, në Fabrikën Grasep.

Para të pranishmëve lidhur me procesin e draftimit të buxhetit komunal kanë folur zv kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti dhe të tjerë.  Përndryshe gjatë këtij takimi pjesmarrësit parashtruan këto kërkesa:

Të këtë një plan konkret të përkrahjes së fermerëve të vyer.

Të funksionalizohet ujësjellësi i fshatit Sllatinë e Epërme.

Të hy në menaxhim të mbeturinave rruga “Zahir Mustafa”.

Të shikohen mundësitë të përkrahjes për shfrytëzimin e mbeturinave organike.

Të përkrahën fermerët me licensimin e standardëve ndërkombëtare.

Të përkrahet kompania pasi që është në interesin e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

DEMOS ndihmon Vitinë në planifikimin e hershëm buxhetor

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e …