U mbajt dëgjimi buxhetor me gra dhe vajza të Rahovecit

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Rahovec, me gra dhe vajza, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026.

Drejtori për buxhet dhe financa, Afrim Limani paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe tutje shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.

Kërkesat që u parashtruan ishin:

Nevoja për ndriçim publik, prapa objektit banesor ku operon KEKU;

Mundësia për thirrje të reja për start up biznese, kryesisht për gra dhe vajza;

Nevoja për trajnime apo kurse, që ndikojnë në aftësimin e grave në përdorim të teknologjisë informative (IT);

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat të cilat do të gjinden me arsyetime të sakta në raportin final i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

DEMOS ndihmon Vitinë në planifikimin e hershëm buxhetor

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e …