leoni

U mbajt Mbledhja e VI-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

Të hënën u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, të komunës së Deçanit e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së si dhe zyrtarë komunalë.

Në rend dite ishin këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Raporti gjashtëmujor i punës së Kryetarit të Komunës;

Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e dytë;

Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për vitin 2024 dhe plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;

Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Zyrës për Barazi Gjinore;

Raporti i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);

Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;

Shqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për komunat e rajonit të Dukagjinit: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik;

Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30,000.00 €, për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Deçanit, NPL “Higjiena” dhe Fondacionit CNVP, për instalimin e sistemit të ngrohjes qendrore me bazë biomasën;

Marrja e vendimit për pagesën bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Shtëpinë për Mirëqenien e Gruas – Pejë;

Shqyrtimi i kërkesave;

Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e KPF-së te gjitha pikat kaluan në mbledhjen e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 31.07.2025.

Kontrolloni gjithashtu

DEMOS ndihmon Vitinë në planifikimin e hershëm buxhetor

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e …