Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Gërxhaliu: Kosovën po e godet një krizë e rëndë 

Moskonstituimi i Kuvendit dhe mosformimi i Qeverisë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit po i shkakton Kosovës dëme të mëdha ekonomike dhe politike, thotë ekonomisti Safet Gërxhaliu. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai e cilëson këtë si një ndër periudhat më të errëta në historinë e re të vendit.

Sipas Gërxhaliut, vendi ka humbur mbi 1.2 miliardë euro, përfshirë 830 milionë euro nga fondet e BE-së, projekte amerikane të bllokuara dhe marrëveshje të ngrira me Bankën Botërore. Investitorët po tërhiqen, ndërsa shumë kompani po e zhvendosin prodhimin në vendet e rajonit, kryesisht për shkak të paqëndrueshmërisë institucionale dhe rritjes së çmimit të energjisë.

Ai paralajmëron për pasoja të rënda në të gjitha aspektet: ekonomike, politike, integruese, psikologjike dhe emocionale, ndërsa shton se lufta për pushtet ka marrë përparësi ndaj interesit shtetëror.

“Është turpi më i madh që në një periudhë krizash globale, Kosova të ketë luksin të eksperimentojë me shtetin. Qytetarët ndihen të zhgënjyer, ndërsa Kosova mbetet nën sanksione evropiane – në të njëjtin rresht me Rusinë”, thekson Gërxhaliu.

Ai shton se stabiliteti politik është parakusht për zhvillim ekonomik, ndërsa paralajmëron për një ikje të trefishtë nga vendi: jo vetëm të të papunëve, por edhe të qytetarëve që kanë pasur stabilitet.

“Përderisa shtetet e zhvilluara përpiqen të afrohen me Amerikën dhe BE-në, Kosova po bën të kundërtën. Kjo është një vetëshkatërrim që gjeneratat e ardhshme do ta gjykojnë rëndë,” përfundon Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë fton bizneset të lidhin kontrata, nesër pason ndërprerja e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ftuar bizneset të lidhin kontrata, pas vendimit për dalje …