Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

OEK i bën thirrje ZRrE-së: Zbatoni vendimet përfundimtare të gjykatës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Komerciale, e cila më 29 korrik 2025 anuloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike.
Sipas OEK-ut, ky vendim konfirmon shqetësimet e vazhdueshme të komunitetit të biznesit lidhur me mungesën e transparencës dhe bazës ligjore në këtë proces. Oda i kërkon ZRrE-së që të anulojë vendimin e mëhershëm të datës 5 prill 2024, i cili, sipas saj, tashmë nuk ka më efekt juridik.
“OEK kërkon zbatimin e menjëhershëm të aktgjykimeve përfundimtare të gjykatës. Moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë ligjore që sjell edhe përgjegjësi penale,” thuhet në reagim.
Oda ka theksuar se që nga fillimi ka qenë në mbrojtje të interesave të bizneseve dhe do të vazhdojë të kundërshtojë çdo vendim që cenon të drejtat e tyre.
Në fund, OEK fton institucionet të marrin seriozisht shqetësimet e biznesit dhe të punojnë për politika të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …