leoni

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën doganore prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në largim, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar.

“Një vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-të. Nga tani e tutje, të gjitha produktet amerikane që hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj… Ky është një hap i radhës që dëshmon marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve”, deklaroi Kurti.

Vendimi për eliminimin e kësaj tarife vjen disa muaj pas propozimit të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo masë pritet të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të lehtësojë qasjen e produkteve amerikane në tregun kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu drejtësinë në binarë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar si …