Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë pjesë në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-së të enjtën me 7 gusht në Prishtinë me fillim në ora 17:00.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse.
Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë protestë.
“Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.