leoni

U mbajt Dëgjimi i Dhjetë Buxhetor me punonjësit e Shërbimeve Publike dhe atyre Shëndetësor

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga komuna e Rahovecit të premtën vazhdoi me punëtorët e shërbimeve publike dhe ata të shërbimeve shëndetësore, në sallën e mbledhjeve në objektin e QKMF-së “Fahredin Hoti”, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026.

Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Në Rahovecin e punëtorëve, Puna Nuk Ndalet!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të martën mbrëma, mbajti takime elektorale në …