Në Ferizaj në ambientet e Hotelit Rubis u mbajt për herë të parë Panairi B2B ( (Business-to-Business)) mes bizneseve të diasporës dhe atyre të Komunës së Ferizajt.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës.
Gjatë këtij panairi, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, vizitoi stendat e bizneseve dhe bashkëbisedoi me përfaqësuesit e tyre rreth sfidave, mundësive dhe ideve për investime e bashkëpunim në të ardhmen.
Panairi B2B ofroi një hapësirë të veçantë për takime direkte dhe shkëmbim përvojash mes bizneseve, duke u shndërruar në një platformë të re për zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.