U mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarët e Rahovecit me fokus qumështarët

Komuna e Rahovecit ciklin e dëgjimeve buxhetore, të premtën e vazhdoi me qumështarët, në objektin e grumbullimit të qumështit në Ratkoc, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026.

Drejtori i financave, z. Afrim Limani shpalosi në mënyrë të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.

Kërkesat që u parashtruan nga ky takim ishin:

A do të ketë subvencionim për gjashtëmujorin e dytë për litër të qumështit

Kërkesë për mbështetje me pajisje  për pikat grumbulluse të qumështit

Kubëzimi i rrugës te fusha e futbollit Radostë

A do të ketë mbështetje me pajisje bujqësore në të ardhmen

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

[email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet xhamia e re e Fshatit të Ri

Sot në Fshatin e Ri të Vitisë është përuruar xhamia e re e cila kryesisht …